Formalitetet e hyrjes dhe të qëndrimit në Shqipëri [fr]

- Shtetasit francezë janë të përjashtuar nga pajisja me vizë për të udhëtuar në Shqipëri. Udhëtarët francezë të pajisur me një Kartë kombëtare identiteti ose pasaportë të vlefshme për qëndrim janë të përjashtuar nga pajisja me vizë për një periudhë jo më shumë se 90 ditë.

- Fëmijët minoren të pashoqëruar nga prindërit të pajisur vetëm me kartë identiteti ose pasaportë nuk mund të hyjnë në territorin kombëtar shqiptar. Gjatë hyrje në territorin shqiptar, ata duhet të jenë të pajisur me autorizim nga prindërit ose me autorizim nga tutori ligjor.

- Dokumentet e mëposhtme janë të detyrueshme për kafshët dhe duhet të të lëshohen nga veterineri, i cili ekzaminon kafshën dhe që ka leje sanitare:

  • identifikimi me mikroçip ose me tatuazh;
  • çertifikatë vaksinimi të vlefshme kundër tërbimit;
  • çertifikatë ndërkombëtare të lëshuar nga veterineri, i cili ekzaminon kafshën dhe që ka leje sanitare, një javë para nisjes nga Franca.

- Viza afatgjatë nuk është e nevojshme për shtetasit francez. Kërkesa për leje qëndrimi bëhet pas brenda 30 ditëve nga dita e mbërritjes në Shqipëri. Dokumentet franceze që kërkohen për këtë formalitet (çertifikata e lindjes, dëshmi penaliteti) duhet të përkthehen dhe me vulë Apostille. Këto dokumente duhet të dorëzohen në Komisariatin e policisë të qytetit ku shtetasit francezë banojnë. Një departement për të huajt në çdo Drejtori rajonale të policisë mbulon trajtimin dhe dhënien e lejës së qëndrimit.

Lëshimi i një leje pune
Leja e punës i lëshohet një të huaji që ndodhet në tokën shqiptare dhe që ka një kontratë pune. Ajo u lëshohet gjithashtu edhe stazhierëve, studentëve, të cilët duhet të qëndrojnë në territorin shqiptar më shumë se tre muaj. Ajo jepet ose refuzohet brenda 30 ditëve pas kërkesës.

Ambasada e Shqipërisë në Paris
57, avenue Marceau
75116 Paris
(métro George V)
Telefon: 01.47.23.31.00
Fax: 01.47.23.59.85
Faqja e internetit e Ambasadës Shqiptare në Paris

Drejtoria e Policisë së Tiranës
Tiranë
Tel:. +355 4 223 48 76
Informacione mbi faqen e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë (në shqip dhe anglisht).

Ndryshimi i fundit: 19/03/2015

Në krye të faqes