Informacione ligjore [fr]

Besueshmëria e fotografive

Fotografitë e kësaj faqeje janë marrë nga burime të ndryshme. Normalisht ato sigurohen nga qendra e prodhimit fotografik dhe audiovizual i Ambasadës së Francës në Shqipëri ose nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Fotografi i ministrisë: Frédéric de La Mure.

Për çdo kërkesë riprodhimi (grafika, fotografi dhe video: na kontaktoni) (Shënim: bëjeni të qartë lidhjen për faqen përkatëse)

Të drejtat e riprodhimit

Sipas së drejtës publike të pronës intelektuale dhe veçanërisht sipas nenit L122-5 i Kodit të Pronës Intelektuale, “dokumentet zyrtare” mund të ripërdoren lirisht:

- deklaratat, fjalimet, dosjet dhe deklaratat për shtyp;

- qarkoret, udhëzimet dhe dokumentet e tjera ligjore;

- formularët CERFA. Megjithatë, përdorimi i plotë ose i pjesshëm i këtyre përmbajtjeve duhet të përmendë qartë emrin e autorit, burimin, dhe, nëse është e nevojshme, një lidhje, e cila të dërgon në dokumentin origjinal që ndodhet në faqen e internetit të Ambasadës së Francës në Shqipëri.

Të gjitha materialet e tjera në faqen e internetit të ambasadës mbulohen nga e drejta e autorit. Çdo riprodhim kushtëzohet nga marrëveshja e autorit në përputhje me nenin L.122-4 të Kodit të Pronës Intelektuale.

Bëhet fjalë veçanërisht për tekste të përgatitura nga shërbimet e ambasadës me qëllim për t’i siguruar, nëpërmjet Internetit, një informacion publikut francez dhe të huaj mbi aktivitetet e ambasadës, për politikën e jashtme në përgjithësi dhe, në veçanti për publikun e huaj, një prezantim të Francës. Këto materiale nuk mund të riprodhohen lirisht pa një kërkesë paraprake dhe pa treguar burimin.

Ripërdorimi jo-komercial dhe sidomos pedagogjik është i lejuara me kusht që të respektohet integriteti i informacioneve dhe të mos ndryshohet as kuptimi, as rëndësia, as zbatimi i tyre si dhe të përcaktohet burimi dhe data e publikimit.

Informacionet nuk mund të përdoren për qëllime komerciale apo promovuese pa lejën e posaçme dhe marrjen e një liçence për ripërdorim të informacioneve publike. Riprodhimi për qëllime komerciale apo promovuese do të konsiderohet përpunimi, duke u nisur nga inforamcionet publike, i një produkti apo i një shërbimi i destinuar për të qënë në dispozicion të palëve të treta, falas ose kundrejt pagesës.

Kërkesat për leje për riprodhim të një materiali duhet t’i drejtohen redaksisë së faqes së ambasadës, me e-mail për webmaster-in.
Riprodhimet për qëllime komerciale ose reklamuese nuk do të lejohen, përveç përjashtimeve.

Lidhjet direkte (hyperlinking) drejt faqes së Internetit të Ambasadës

Çdo faqe publike ose private është e autorizuar të vendosë, pa autorizim paraprak, një lidhje direkte (edhe nëse është e thellë) drejt informacioneve të shpërndara nga Ambasada.

Për faqet e Internetit, riprodhimi, pas marrjes së autorizimit, i një materiali duhet të përmendë në mënyrë të qartë origjinën e dokumentit në formën e një adrese Interneti: www.ambafrance-al.org

Është e nevojshme gjithashtu të shtohet në fund të çdo faqeje, nënshkrimi “Të drejta të rezervuara”.

Vendosja e “lidhjeve të thella” që të çojnë drejtpërdrejt te dokumenti i dëshiruar duhet të jetë e privilegjuar në raport me riprodhimin e përmbajtjes.

Në këtë rast, vendosja e lidhjeve drejt www.diplomatie.gouv.fr nuk kushtëzohet nga asnjë marrëveshje paraprake. Megjithatë, rekomandohet që të përmendet qartazi faqja e Ministrisë të Punëve të Jashtme në titullin e lidhjes.

Faqet që zgjedhin të dërgojnë lidhje në diplomatie.gouv.fr mbajnë përgjegjësitë e tyre nga momenti që ato dëmtojnë imazhin e faqes publike.

Lidhjet direkte (hyperlinking) që propozohen nga faqja e ambasadës

Lidhje të shumta drejt faqeve të tjera, private apo zyrtare, franceze apo të huaja, mund të propozohen. Ambasada nuk mban asnje përgjegjësi, për arsye të pranisë së tyre, për përmbajtjen e tyre dhe ka si qëllim të vetëm t’i mundësojë vizitorit të gjejë sa më lehtë burime të tjera dokumentuese mbi temën e konsultuara.

Mesazh për Webmaster-in

Është e mundur që t’i dërgoni komente apo sugjerime webmaster-it të faqes. Ai do të përpiqet t’i marrë në konsideratë ato. Megjithatë, ai nuk mund t’iu përgjigjet kërkesave të veçanta apo që e tejkalojnë kuadrin rigoroz të drejtimit administrativ apo teknik të faqes.

Për t’i shkruar Ambasadës së Francës në Shqipëri: adresa jonë postare , adresa elektronike.

Projektimi dhe drejtimi i faqes

Faqja e Ambasadës së Francës në Shqipëri publikon informacione nga të gjitha shërbimet e saj dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Përditësimi editorial, grafik dhe tekniki i faqes sigurohet në mënyrë të vazhdueshme nga shërbimi i shtypit i kësaj ambasade.

Strehimi (Hosting) sigurohet nga shoqëria Oxyd. Faqja është realizuar me SPIP, një program Open Source sipas liçencës GNU/GPL.

Përdorshmëria

Faqja e ambasadës është e zhvilluar në përputhje me rekomandimet e qeverisë franceze mbi përdorshmërinë (Référentiel Général d’Accéssiblité des Administrations,
RGAA) dhe me standardet e W3C.

Faqja i përshtatet çdo shfletuesi. Ajo është e arritshme nga të gjithë, përveç në rastet e forcës madhore.

Ne jemi të angazhuar për përmirësimin në vazhdimësi të përdorshmërisë së përmbajtjeve tona për të siguruar hyrjen në informacionin e faqes, veçanërisht në lidhje me aspektet e “lëvizshmërisë”.

Përgjegjësia

Informacionet në këtë faqe janë me qëllim për t’i shërbyer publikut. Përkundër gjithë kujdest mbi transkriptimin e dokumenteve zyrtare, verifikimin e përmbajtjes dhe të informacioneve, për elementët e publikuar në linjë nuk mund të pretendohet, në asnjë mënyrë, për saktësinë e tyre dhe për përgjegjësinë e ambasadës.

Informacionet dhe/ose dokumentet në këtë faqe mund të ndryshohen në çdo kohë dhe mund të përditësohen.

Ambasada nuk do të jetë përgjegjëse në asnjë rast për asnjë çfardo lloj dëmtimi të shkaktuar nga interpretimi ose përdorimi i informacioneve dhe/ose dokumenteve tqë gjenden kë këtë faqe.

Baza ligjore

Cilido qoftë vendi i përdorimit, kjo faqe rregullohet sipas ligjit francez. Në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje të mundshme, dhe pas dështimit të të gjitha përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje me mirëkuptim, gjykatat franceze do të jenë kompetentë të vetëm për njohjen e kësaj mosmarrëveshje.

Për çdo pyetje në lidhje me këto kushte të përdorimit të faqes, ju mund të na shkruani në adresën e mëposhtme:

Ministria e Punëve të Jashtme

Drejtoria e Komunikimit dhe e Shtypit

Pôle web

37, quai d’Orsay

75007 PARIS

Ndryshimi i fundit: 06/02/2013

Në krye të faqes