Franca në Shqipëri Ambasada e Francës në Tiranë
fontsizeup fontsizedown

 français    shqip  
Kreu » Kultura, Gjuha dhe arsimi » Mëso frëngjisht

Regjistrimi në universitetet franceze - Konferencë shtypi e Ambasadores [ fr ]

Ambasadorja e Francës mbajti një konferencë shtypi më 10 janar 2012 në të cilën ajo paraqiti gjashtë arsye që një student shqiptar të zgjedhë Francën për studimet e tij të larta:


Conférence de Presse de l'Ambassadeur


"Duke zgjedhur të bëni studimet në Francë, deklaroi ajo, ...

1. ... ju zgjidhni një komb që qëndron në krye, qoftë në planin e fuqisë ekonomike, të kulturës apo të cilësisë të arsimit të lartë dhe të kërimit shkencor;

2. ... ju hyni në Evropën e dijes, me programe të njohura kudo në Evropë dhe që bëjnë të mundur kalimin nga një universitet evropian në një tjetër;

3. ... ju do të jeni pjesë e një rrjeti ndërkombëtar shumë të gjerë, duke qënë se 12% e studentëve në Francë janë të huaj dhe ekziston në veçanti një traditë e gjatë e pritjes së studentëve shqiptarë;

4. ... ju do t’i bashkoheni hapësirës frankofone prej 220 milionë personash dhe frëngjishtja është gjuha më e mësuar pas anglishtes;

5. ... ju do të mund të zgjidhni mes një numri shumë të madh institucionesh dhe filialesh, me diploma me vlerë dhe të garantuar nga Shteti. Antena Campus-France e Aleancës franceze mund t’ju drejtojë për zgjedhjen tuaj;

6. ... dhe për tarifat e ulta të regjistrimit, rreth 200 Euro, pra është Shteti ai që financon studentët e ardhshëm".

Faza e parë: dosja duhet të dorëzohet në Ambasadë përara datës 31 janar 2012.

Tërheqja e dosjes për pranim paraprak 2 mundësi :
- tërheqje në Ambasadën e Francës (14, rruga Skënderbej) nga ora 14:00 deri në orën 15:30 pranë Shërbimit të Bashkëpunimit dhe Veprimtarisë Kulturore duke filluar nga data 5 janar 2012
- për regjistrimin në universitete, shkarkim dhe printim nga interneti në adresën e mëposhtme http://www.enseignementsup-recherche.gouv.fr/pid24665-cid24144/-dossier-blanc-demande-prealable-a-une-inscription-en-premier-cycle.html
- për regjistrimin në shkollat e larta të arkitekturës (ENSA), shkarkim dhe printim në adresën e mëposhtme : http://www.archi.fr/ECOLES/index.html#formulaires

Dorëzimi i dosjes Ju mund ta dorëzoni dosjen e plotësuar në Ambasadën e Francës midis datës 9 dhe 31 janar 2012 nga ora 14:30 deri në orën 16:30. Me qëllim që Ambasada të mund të japë një vlerësim mbi kandidaturën tuaj, ju duhet të merrni takim nëpërmjet e-mailit me Zonjën Marie-Christine Fougerouse, në adresën (marie-christine.fougerouse@diplomatie.gouv.fr), e cila do t’ju presë nga ora 14:30 deri në orën 16:30. Asnjë dosje nuk do të pranohet pas datës 31 janar 2012.

Informacione Ju mund të gjeni informacione pranë Hapësirës Campus France në Tiranë që ndodhet në ndërtesën e Aleancës Franceze (Rruga e Barrikadave, N° 122). Për të plotësuar dosjen tuaj do të gjeni një udhëzues në adresat e mësipërme të internetit.


publikuar më 11.01.2012

Frankofil

Lidhje të nevojshme

Facebook Twitter Google+ Storify Foursquare Youtube Dailymotion Flickr RSS