Seminar mbi ekspertizën franceze në fushën e bujqesisë në Shqipëri [fr]

Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Business France Ballkan, në bashkëpunim me Ministrinë franceze të Bujqësisë organizoi më 24 nëntor një seminar mbi ekspertizën franceze në fushën e bujqesisë dhe perspektivat e zhvillimi të sektorit në Shqipëri.

Kjo ditë ishte rasti për të shkëmbyer mbi projektet që kanë nisur : Indikacionet gjeografike, mbështetje për qendrën e blegtorisë në Korçë dhe mbeshtetje per porganizatat e prodhuesve si dhe për projektet që do të vijnë; mbi përdorimin e përbashkët të materialit bujqësor.

Kjo ditë ishte gjithashtu një mundësi për ndërmarrjet që punojnë në këtë sektor. Në këtë kuadër Business France dhe Dhoma e Tregtisë franko-shqiptare prezantuan dispozitivin në mbështetje të ndërmarrjeve dhe pritën, pas drekës bufe, ndërmarrjet e interesuara, në takime të veçanta.

Ky seminar u organizoua në Tirana Business Park, salla Berlin Hall, nga ora 09:00 në datën 24 nëntor 2016.

Ndryshimi i fundit: 24/11/2016

Në krye të faqes