Franca në Shqipëri Ambasada e Francës në Tiranë
fontsizeup fontsizedown

 français    shqip  
Kreu » Ambasada » Shërbimet

Shërbimi ekonomik, Ubifrance [ fr ]

Sherbimi Ekonomik Rajonal (SER) i Sofjes mbulon Shqipërinë brënda zonës gjeografike Danub- Ballkan, i cili përfshin gjithashtu FYROM (Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë), Bosnnjë-Herzegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi, Rumaninë dhe Serbinë.

Shërbimi Ekonomik Rajonal është organizuar në dy pole: një pol ekonomi-financë (i cili bën analiza makro-ekonomike, ndjek çështjet multilaterale dhe evropiane) dhe një pol energji dhe infrastrukturë (i cili mbeshtet projektet e mëdha dhe financimet e tyre). Ai ka për mision të ndjekë dhe analizojë gjëndjen ekonomike dhe financiare të vendeve të rajonit dhe të mbështesë projektet e mëdha të infrastrukturës së ndërmarrjeve franceze.

Në Shqipëri, Shërbimi Ekonomik Rajonal (SER) përfaqësohet nga një korrespondente lokale që përgatit dhe koordinon aksionin ekonomik të Ambasadës dhe kontribuon në gjallërimin, me partenerët si Këshilltarët e Tregtisë së Jashtme të Francës (CCEF), dhe Klubin e Biznesit Francë-Shqipëri, e marrëdhënieve ekonomike bilaterale, duke siguruar gjithashtu ndjekjen e projekteve të mëdha dhe mbështetjen e tyre politike dhe financiare.

Zyra Ubifrance me qendër ne Athinë (Misioni Ekonomik), e ngarkuar të koordinojë aksionet tregtare të Agjencisë në rajonin e Ballkanit, është kompetente për Shqipërinë. Ajo plotëson kuadrin në mbështetje të ndërmarrjeve franceze në Shqipëri, se bashku me Shërbimin Ekonomik Rajonal (SER) dhe korrespondenten e tij.

- Adresa: Rruga e Kavajës nr. 27, Tirana Tower, Kati i 9, Tiranë
- Tel/Fax: + 355 42 23 42 66
- E-mail: mirela.mata@dgtresor.gouv.fr

Për më shumë informacion : http://www.tresor.economie.gouv.fr/...


publikuar më 23.04.2012

Shiko edhe

Lidhje të nevojshme

Facebook Twitter Google+ Storify Foursquare Youtube Dailymotion Flickr RSS