Shërbimi konsullor [fr]

1- Roli i tij

Shërbimi Konsullor është agjencia administrative franceze, e cila ushtron funksionet konsullore, nën autoritetin e Ambasadorit në Republikën e Shqipërisë. Ai siguron mbrojtjen e komunitetit francez pranë autoriteteve të huaja dhe vepron sipas legjislacionit dhe regullores fanceze.

Kryesisht funksioniet konsullore janë të fokusuara në veprimtarinë e mbrojtjes të shtetasve francezë në Shqipëri. Ato janë përcaktuar qartë në nenin 5 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore të 24 prillit 1963:

- të mbrojë interesat e Francës dhe ato të shtetasve të saj, personat fizikë ose juridikë, veçanërisht në rast arrestimi, burgosjeje, aksidenti të rëndë ose sëmundjeje,

- të lëshojë dokumenta [regjistrimi, Kartë Kombëtare Identiteti e Siguruar (CNIS), pasaporta, dokumenta udhëtimi dhe viza afatshkurtër (për shtetasit e huaj të vendeve të treta) dhe afatgjatë],

- tu japi ndihmë dhe asistencë shtetasve francezë,

- të shpjegojë kushtet sipas të cilave mund të ushtrohet jashtë vendit e drejta e votës,

- të mbrojë interesat e të miturve dhe të të paaftëve francezë, veçanërisht në kontekstin e një tutele ose kujdestarie,

- të paguajë pensionet civile dhe ushtarake,

- të përcjellë dhe të vërtetojë dokumentat gjyqësore dhe jashtëgjyqësore.

Çfarë nuk mund të bëjë

- t’ju riatdhesojë me shpenzimet e shtetit, përveç rasteve të jashtëzakonshme dhe me kusht rimbursimin e mëvonshëm.

- të shlyejë një gjobë, faturën tuaj të hotelit, të spitalit, ose shpenzimet e tjera të marra përsipër nga ju.

- t’ju japë para pa vendosur paraprakisht një garanci.

- t’ju lëshojë një pasaportë menjëherë.

- të ndërhyjë në procesin gjyqësor për lirimin tuaj nëse ju jeni përfshirë në një çështje gjyqësore ose jeni akuzuar për një krim të kryer në territorin e vendit pritës.

- të luajë rolin e agjencive të udhëtimit, të sistemit bankar apo kompanive të sigurimit.

- të sigurojë zyrtarisht mbrojtjen tuaj konsullore nëse ju keni gjithashtu shtetësinë e vendit ku ju udhëtoni apo qëndroni.


2- Çështjet konsullore dhe administrative

Adresa : rruga Skënderbej, nr. 14 - TIRANË 1000
Adresa elektronike e Shërbimit konsullor: consulat.tirana-amba@diplomatie.gouv.fr
Telefon : +355 4 238 9700
Faks : +355 4 238 9717

Orari i hapjes për publikun:
nga ora 09:00 deri në orën 13:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 17:00, të premte nga ora 09:00 deri në orën 16:00, është e këshillueshme të lihet takim.


3- Shërbimi i vizave

Adresa: rruga Skënderbej, 14 - TIRANË 1000
Telefon: +355 4 238 9700
Faks: +355 4 238 9717

Orari i hapjes për publikun:
Depozitimi i kërkesave: nga ora 09:00 deri në orën 13:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 17:00, të premte nga ora 09:00 deri në orën 16:00, është e këshillueshme të lihet takim.
Tërheqja e pasaportave: nga ora 09:00 deri në orën 13:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 17:00, të premte nga ora 09:00 deri në orën 16:00.


4- Zona konsullore

Territori i Republikës së Shqipërisë

GIF - 62.2 ko

5- Ekipi konsullor

Hélène BEN MOUSSA MARCHAL: Zv. Konsulle

Pierre ZOTOS: pritës i Francezëve (regjistri i Francezëve, gjendja civile, noteria, pasaportat, kartat kombëtare të identitetit...), përgjegjës për vizat

Julien BEAUVILLAIN: kontabiliteti

Reni ÇAKËRI: pritës i vizave, përkthyes, webmaster

Ndryshimi i fundit: 02/09/2016

Në krye të faqes