Më 2 nëntor, Ambasadorja zhvilloi një vizitë prezantimi me Znj. Jozefina Topalli, kryetare e Parlamentit shqiptar. Në veçanti, u diskutua mbi zhvillimin e marrëdhënieve ndërparlamentare: dy asambletë parlamentare franceze, Asambleja Kombëtare dhe Senati, do të marrin pjesë, bashkë me Parlamentin hungarez, në një binjakëzim IPA duke filluar nga janari i ardhshëm, qëllimi i të cilit është të ndihmojë Parlamentin shqiptar për të forcuar kapacitetet dhe rolin e tij në afrimin me standartet dhe legjislacionet e Bashkimit Europian. Gjithashtu, në fund të nëntorit, një delegacion francez do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të PABSEC, presidencën e të cilës e mban aktualisht Shqipëria.

