Thirrje për kandidatura: Bursa për universitetin e verës për të drejtën kontinentale nga 03-21 korrik 2017, në Paris. [fr]

Universiteti i verës është për studentët që kanë mbaruar një cikël studimesh juridike, për profesorët dhe profesionistët e të drejtës. Kërkohet një nivel i mirë gjuhe për secilën nga degët e propozuara :

Frankofone dhe anglofone. http://www.fondation-droitcontinental.org/en/

Kandidatët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme :
-  Të kenë një diplomë në drejtësi të nivelit Master
-  Të kenë një nivel të mirë në gjuhën frënge dhe/ose angleze
-  Të jenë shtetas shqiptarë

Kandidatët duhet të dërgojnë para datës 30 mars 2017, në Shërbimin e Bashkëpunimit dhe Veprimtarisë Kulturore të Ambasadës së Francës, një dosje që përmban :
-  Kopjen e diplomave
-  Letrën e motivimit
-  Curriculum vitae

Me postë: Service de coopération, Université d’été en droit, Ambassade de France, Rruga Skënderbej, 14 - AL - 1000 TIRANA / Tél. +355 4 238 9700.

Studentët e seleksionuar do të zhvillojnë një takim me një juri profesionale. Dy kandidatë do të përzgjidhen.

Ndryshimi i fundit: 03/03/2017

Në krye të faqes