Thirrje për projekte në fushën e librit [fr]

Programet e Ndihmës për Botim synojnë të mbështesin botimin e veprave të autorëve francezë në gjuhën shqipe. Ftohen të marrin pjesë të gjithë botuesit shqipatrë që dëshirojnë të përfshijnë në katalogët e tyre tekste të autorëve francezë të përkthyer në shqip dhe ata mund të përfitojnë nga këto programe.

Këto programe kanë dy drejtime : ndihma për botim që i jepet një botuesi shqiptar (që jepet nga Shërbimi i Bashkëpunimit dhe Veprimit Kulturor i Ambasadës së Francës) dhe blerja e të drejtave (ndihmë e dhënë nga Instituti Francez në Paris).

Dosjet mbi projektet e botimit në 2017 mund të depozitohen vetëm nga botuesit shqiptarë, pranë Shërbimit të Bashkëpunimit dhe Veprimit Kulturor të Ambasadës së Francës.

Kalendari:

Data e fundit e dorëzimit të dosjeve për blerjen e të drejtave (programi i Institutit Francez – sesioni i I-rë), është 30 janar 2017.
Data e fundit e dorëzimit të dosjeve për ndihmën për botim (programi i Ambasadës sê Francës në Shqipëri) është 30 mars 2017.
Rezultatet e thirrjes për projekte do t’u njoftohen botuesve më 30 prill 2017.

Çdo dosje e depozituar duhet të ketë detyrimisht elementet e mëposhtme:

1) Paraqitje e projektit të botimit (zgjedhja e autorit, titullit, përfshirja në katalogun e botuesit shqiptar, lexuesi i synuar etj….);

2) Kopje e kontratës për të drejtat e nënshkruar nga dy botuesit (francez dhe shqiptar);

3) Kopje e kontratës së përkthimit mes botuesit shqiptar dhe përkthyesit;

4) CV-ja e përkthyesit;

5) Buxheti që parashikohet në shpenzime dhe të ardhura – (Excel, 33.5 ko), i shprehur në euro, me datë dhe i nënshkruar nga botuesi shqipatr;

6) Për projektet për blerjen e të drejtave, marrëveshja në frëngjisht – (Word, 21.1 ko) e hartuar nga Instituti Francez, e plotësuar paraprakisht, e nënshkruar nga botuesi shqipatar, nëdy kopje origjinale.

Ndryshimi i fundit: 24/01/2017

Në krye të faqes