Fillimi i projektit evropian PAMECA IV [fr]

Franca merr pjesë në këtë program për përforcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë për të zbatuar dhe respektuar ligjin.

JPEGAmbasadorja e Francës mori pjesë më 11 Dhjetor në nisjen zyrtare të programit PAMECA IV, i cili u zhvillua në praninë e Ministrit të Brendshëm, Z. Saimir Tahiri, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisië së Shtetit, Z. Artan Didi, dhe të Ambasadorit Sequi, shef i Delegacionit të BE-së.

Franca, së bashku me Italinë dhe Austri, është pjesë e konsorciumit, i cili do të udhëheqë programin e bashkëpunimit me autoritetet shqiptare të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë së Përgjithshme.

Në fjalimin e saj në komitetin e parë drejtues, Ambasadorja Moro nënvizoi se pjesëmarrja në këtë program evropian i shtohet tashmë një bashkëpunimi bilateral të rëndësishëm. Ajo theksoi rëndësinë e orientimit të programit drejt rezultateve konkrete, në mënyrë që të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve dhe të kontribuojë në realizimin e agjendës evropiane të Shqipërisë. Ajo përgëzoi faktin që ky program përfshin si Policinë ashtu edhe Prokurorinë e Përgjithshme, dy institucione për të cilat puna e përbashkët përbën një faktor kyç të suksesit

Ndryshimi i fundit: 06/10/2017

Në krye të faqes