Shërbimi konsullor [fr]

1- Roli i tij

Shërbimi Konsullor është agjencia administrative franceze, e cila ushtron funksionet konsullore, nën autoritetin e Ambasadorit në Republikën e Shqipërisë. Ai siguron mbrojtjen e komunitetit francez pranë autoriteteve të huaja dhe vepron sipas legjislacionit dhe regullores fanceze.

Kryesisht funksioniet konsullore janë të fokusuara në veprimtarinë e mbrojtjes të shtetasve francezë në Shqipëri. Ato janë përcaktuar qartë në nenin 5 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore të 24 prillit 1963:

- të mbrojë interesat e Francës dhe ato të shtetasve të saj, personat fizikë ose juridikë, veçanërisht në rast arrestimi, burgosjeje, aksidenti të rëndë ose sëmundjeje,

- të lëshojë dokumenta [regjistrimi, Kartë Kombëtare Identiteti e Siguruar (CNIS), pasaporta, dokumenta udhëtimi dhe viza afatshkurtër (për shtetasit e huaj të vendeve të treta) dhe afatgjatë],

- tu japi ndihmë dhe asistencë shtetasve francezë,

- të shpjegojë kushtet sipas të cilave mund të ushtrohet jashtë vendit e drejta e votës,

- të mbrojë interesat e të miturve dhe të të paaftëve francezë, veçanërisht në kontekstin e një tutele ose kujdestarie,

- të paguajë pensionet civile dhe ushtarake,

- të përcjellë dhe të vërtetojë dokumentat gjyqësore dhe jashtëgjyqësore.

Çfarë nuk mund të bëjë

- t’ju riatdhesojë me shpenzimet e shtetit, përveç rasteve të jashtëzakonshme dhe me kusht rimbursimin e mëvonshëm.

- të shlyejë një gjobë, faturën tuaj të hotelit, të spitalit, ose shpenzimet e tjera të marra përsipër nga ju.

- t’ju japë para pa vendosur paraprakisht një garanci.

- t’ju lëshojë një pasaportë menjëherë.

- të ndërhyjë në procesin gjyqësor për lirimin tuaj nëse ju jeni përfshirë në një çështje gjyqësore ose jeni akuzuar për një krim të kryer në territorin e vendit pritës.

- të luajë rolin e agjencive të udhëtimit, të sistemit bankar apo kompanive të sigurimit.

- të sigurojë zyrtarisht mbrojtjen tuaj konsullore nëse ju keni gjithashtu shtetësinë e vendit ku ju udhëtoni apo qëndroni.


2- Procedurat konsullore dhe kërkesat për vizë

Nëse informacioni në lidhje me procedurat konsullore që kërkoni nuk është i disponueshëm në faqen tonë, ju mund të kontaktoni shërbimin konsullor me postën elektronike consulat.tirana-amba(at)diplomatie.gouv.fr ose me telefon: +355 4 238

Oraret e reja duke filluar nga data 20/09/2017:

Cakto një takim në internet për një kërkesë për vizë Këtu

Cakto një takim në internet për një pasaportë ose kartë identiteti kombëtare Këtu

Hapat për t’u ndjekur:
1. Zgjidh një orar të propozuar për procedurën tuaj
2. Pas rezervimit të orarit tuaj, do të merrni konfirmimin me postë elektronike
3. 24 orë para takimit, ju do të merrni një mesazh SMS për rikujtesë
Oraret e takimit duhet të respektohen me përpikëri.

Për çdo procedurë tjetër është e detyrueshme të merret takim nëpërmjet telefonit: +355 4 238 9700 ose nëpërmjet postës elektronike: consulat.tirana-amba(at)diplomatie.gouv.fr

Adresa e shërbimit konsullor: Rruga Skënderbej, 14 - Tirana 1000

Oraret e pritjes se publikut
ParaditePasdite
E hënë 14h30-16h30
E martë 9h30-11h30
E mërkurë 9h30-11h30
E enjte 14h30-16h30
E premte 9h30-11h30
Oraret gjatë periudhës së verës (qershor, korrik dhe gusht)
ParaditePasdite
E hënë 14h30-16h30
E martë 9h30-11h30 14h30-16h30
E mërkurë 9h30-11h30 14h30-16h30
E enjte 9h30-11h30 14h30-16h30
E premte 9h30-11h30

3- Zona konsullore

Seksioni konsullor i ofron komunitetit francez në Shqipëri shumicën e shërbimeve administrative kombëtare. Ai është gjithashtu përgjegjës për Malin e Zi në lidhje me lëshimin e dokumenteve të identitetit dhe udhëtimit, çështjet sociale dhe organizimin e zgjedhjeve.

Carte d'Albanie - JPEG


4- Ekipi konsullor

Nicolas Kukawka: Zv. Konsull

Najah Lahssini: pritës i Francezëve (regjistri i Francezëve, gjendja civile, noteria, pasaportat, kartat kombëtare të identitetit...), përgjegjës për vizat

Reni Çakëri: agjent i vizave, përkthyes, webmaster

Sara Dardha: kontabiliteti

Ndryshimi i fundit: 26/02/2024

Në krye të faqes