Vizitoni Francën [fr]

Franca është një vend i kontrasteve, me peizazhe tejet të ndryshme dhe me një trashëgimi të pasur kulturore. Ajo vizitohet nga më shumë se 70 milionë turistë në vit, duke e bërë atë destinacion kryesor turistik në botë.

Parisi, kryeqyteti, është qyteti më i vizituar në Evropë, por edhe destinacione të tjera në të gjithë vendin tërheqin turistë për shumë arsye të tjera: plazhet e Jugut dhe Perëndimit, ski dhe shëtitje në Alpet, Pirenetë, Jura ... vozitje me varkë dhe me vela në Mesdhe dhe në Oqeanin Atlantik, kështjella e Vallée de la Loire, vende historike në Normandi dhe Brëtanjë, arkitektura në të gjithë vendin, vreshtat, dhe kuzhina franceze.

Ne ju ofrojmë një përzgjedhje (jo të plotë) të disa vendeve që do t’ju japin një pamje të bukurisë, pasurisë dhe llojshmërisë rajonale të vendit tonë. Së shpejti në Francë!

- Faqja zyrtare Shtëpia e Francës, organizata franceze e turizmit.

- Faqja e FNOTSI: Lista e Zyrave të Turizmit dhe e Sindikatave të Iniciativës sipas departamenteve.

- Zbuloni Francën sipas rajoneve dhe në imazhe.

- Faqja e Zyrës së Turizmit të qytetit të Parisit dhe udhëzuesi për transportin publik në faqen e internetit të R.A.T.P..

- Muzeu i Luvrit dhe monumentet kombëtare.

- Festa e Muzikës.

- Parqet kombëtare dhe parqet natyrore rajonale të Francë.

- Dy faqe për dashamirësit e skive alpine e ose të skive në pllaja; stacionet, lartësia e shtresës së borës, ngjarjet, imazhet ...

- Lista plotësuese për shumë vende mund të gjendet ne turizmi në Francë.

Ndryshimi i fundit: 04/06/2014

Në krye të faqes