Seminar mbi etikën në kuadrin e vlerësimit të gjykatësve [fr]

Nga data 9 deri më11 korrik 2014, në Hotel Rogner, do të mbahet një seminar mbi etikën, në kuadrin e vlerësimit të gjykatësve, në të cilin marrin pjesë inspektorët e Inspektoratit pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ky seminar është hapur nga Z. Michael Vaccaro, Këshilltar i përhershëm juridik i projektit OPDAT, Z. Henry Jardine, shef misioni pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Z. Didier Guilbert, Këshilltar i Parë i Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe Z. Evis Cefa, Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ai organizohet nën kujdesin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, gjë që konfirmon, siç dihet gjerësisht, se kërkesa për etikë në fushën e drejtësisë është një objektiv i përbashkët për të gjitha demokracitë, dhe që këto të fundit janë të gatshme ta mbështesin konkretisht Shqipërinë në aspiratat e saj.

Në këtë kontekst është kërkuar ekspertiza franceze. Znj. Ceccaldi-Guebel, ish magjistër franceze, inspektore e shërbimeve juridike, do të bashkëpunojë sërish me institucionet shqiptare dhe veçanërisht me dy inspektoratet, bashkëpunim ky i nisur në dhjetor të vitit 2012, në kuadrin e projektit evropian Euralius III.

Franca konfirmon edhe një herë angazhimin e saj për të mbështetur forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe reformat e ndërmarra në këtë drejtim.

Ndryshimi i fundit: 09/07/2014

Në krye të faqes