Vizitë e Presidentit të republikës [fr]

Presidenti Emmanuel Macron vizitoi Shqipërinë më 16 dhe 17 tetor 2023 për një vizitë zyrtare. Një vizitë historike, pasi ishte vizita e parë dypalëshe e një presidenti francez që nga pavarësia e Shqipërisë në 1912.

Kjo vizitë nxori në pah dinamikën shumë pozitive të marrëdhënieve midis Francës dhe Shqipërisë. U fol për bashkëpunimin ekonomik, veçanërisht në shërbim të tranzicionit energjetik, por edhe për bashkëpunimin kulturor e arsimor, i cili është veçanërisht i dendur.

Një fjalim për të festuar miqësinë mes dy vendeve tona u mbajt nga Presidenti gjatë darkës zyrtare të shtruar në Pallatin e Brigadave nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në prani të aktorëve të kulturës nga dy vendet tona, Presidenti i republikës i dhuroi Ismaïl Kadaresë, figurë qendrore e letërsisë evropiane, medaljen e Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit.

Frëngjishtja duke qenë gjuha e tretë më e mësuar në Shqipëri dhe një vektor i rëndësishëm i bashkëpunimit mes dy vendeve tona, Presidenti i republikës inauguroi edhe Institutin e ri francez në Tiranë: KubFrance.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i republikës foli për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë dhe më gjerë për interesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian për vendet anëtare.

"Është në interes të shqiptarëve por edhe të Unionit tonë. Sepse një Evropë e fuqishme në një botë rivaliteti është një Evropë që bashkon numrin më të madh të njerëzve rreth vlerave dhe një projekti të përbashkët."

Për të parë konferencën për shtyp: https://youtu.be/Gri9W-yV95s

Ndryshimi i fundit: 13/11/2023

Në krye të faqes