Nënshkrimi i Protokollit të ripranimit franko-shqiptar [fr]

Ministri i Brendshëm dhe Ambasadorja e Francës në Tiranë nënshkruan më 8 Prill Protokollin dypalësh të ripranimit me qëllim që të luftojnë emigracionin e jashtëligjshëm.

Z. Noka shprehu angazhimin e institucionit të tij për të mbrojtur realizimin kryesor te shqiptarëve, udhëtimi pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.

Nga ana e saj, Znj. Moro theksoi se liberalizimi i vizave ka qënë një fazë tepër e rëndësishme për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Franca e ka mbështetur këtë liri të fituar nga shqiptarët, e cila i ka zhvilluar edhe më tej marrëdhëniet franko-shqiptare në të gjitha fushat”, ka deklaruar ajo duke nënvizuar se, fatkeqësisht, një numër i caktuar shqiptarësh nuk respektojnë këto kushte dhe që prej verës së vitit 2012, numri i klandestinëve shqiptarë është në rritje të konsiderueshme.

“Nuk është e mundur të lejojmë që këta persona me qëndrim të paligjshëm, të rrezikojnë një liri, nga e cila përfitojnë me ndershmëri shumica e udhëtarëve shqiptarë. Këtë gjë nuk e dëshirojnë as autoritetet franceze dhe as ato shqiptare. Përkundrazi, qëllimi i tyre i përbashkët është të intensifikojnë luftën kundër atyre që nuk respektojnë kushtet, me qëllim që të mbrojnë sa më mirë interesat e qytetarëve që respektojnë ligjin.” (më poshtë fjalimi i Ambasadores)

PDF - 50 ko
Fjalimi i Ambasadores
(PDF - 50 ko)

Le Ministre de l'Intérieur et Mme Ambassadeur - JPEG

Ndryshimi i fundit: 08/04/2013

Në krye të faqes